Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbyllen primaret në PD/ Në Fier, Bardhi pretendime për kartat e anëtarësisë

schedule19:27 - 1 Mars, 2025

schedule 19:27 - 1 Mars, 2025

Gazetari Andon Kello raportoi për ABC News të rejat më të fundit nga procesi i primareve në PD.

Kello bëri me dije se ky process nuk ka kalaur pa problematika si për shembull disa votues nuk kanë gjetur emrin e tyre në listën e votuesve ndonëse janë anëtar të PD, si dhe PD nuk ka një shifër të saktë të numrit të votuesve. Ndërkohë në Fier ka pasur përplasje mes komisionit të votimit dhe Gazment Bardhit.

“Është mbyllur procesi i votimit dhe në selinë blu po mbërrijnë kutitë për të nisur me numerimin. Ka vonesa sepse në disa qendra ka pasur ende votues. Në selinë blu që ka qenë qendra e votimit më e madhe është mbyllur fiks në orar.



Në Tiranë ka pasur 10 mijë votues. Ky proces nuk ka kaluar pa defekte, në Fier ka pasur përplasje mes kreut të grupit dhe komisionit të votimit. Ka pasur tension mes Gazment Bardhit dhe komisionit të votimit. Ndërkohë që anëtarë të PD prisnin në rradhë për të votuar, ka pasur përplasje për mosmarrëveshje për dokumentacion të këtyre anëtarëve. Këta kanë qenë të regjistruar si anëtar pas vitit 2021. Por PD refuzon të sqarojë. Nga kjo përplasje Luan Baçi ka pasur një reagim se ai nuk ka qenë present në qendrën e votimit përvecse një momenti në orët e para të mëngjesit. Luan Baçi dhe Gazment Bardhi kanë pasur më parë konflikt lidhur me drejtimin politik të qarkut Fier. Ka patur dhe dy problematika, PD nuk ka një shifër të saktë të numërit të anëtarëve me të drejtë vote dhe e dyta ne rrethe disa anëtarë nuk kanë gjetur emrin në listën  e votuesve ndonëse janë anëtar të PD.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!