Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbyllen primaret e PD-së në Tiranë, të hapura Durrësi e Elbasani

schedule19:29 - 6 Nëntor, 2022

schedule 19:29 - 6 Nëntor, 2022

Nga Juxhin Mustafaraj

Mbrëmja e të dielës është afati final që Komisioni Zgjedhor në PD ka përcaktuar për regjistrimin e kandidatëve në primare për tre bashkitë më të mëdha në vend, Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin.

Në një dalje për mediat, pak ditë më parë, anëtarët e komisionit konfirmuan se janë udhëzuar degët e Partisë Demokratike në këto tre bashki të mëdha për marrjen e propozimeve dhe zyrtarizimin e kandidaturave.

Në bashkinë më të madhe, atë të kryeqytetit janë zyrtarizuar katër kandidatët Belind Këlliçi, Gert Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Adriana Kalaja. Burime nga selia blu konfirmojnë se ambicjen për të qenë pjesë e primareve në Tiranë e kanë shprehur edhe emra të tjerë, por mbi bazë të kritereve të përcaktuara, do të jetë komisioni që do të përcaktojë pranimin ose jo të këtyre kandidaturave. Pa kandidatë zyrtarë për primaret janë Bashkia Durrës dhe Bashkia Elbasan. Por vetë kreu i PD, Sali Berisha i pyetur për këtë çështje u shpreh i pashqetësuar.

Burime për ABC në degët e Durrësit dhe Elbasanit konfirmojnë se po punohet për të arritur drejtë kandidatëve konsensualë që gëzojnë mbështetjen e të gjithë rrymave brenda Partisë Demokratike.

Në këto dy degë po punohet që mungesa e dakordësisë që u pamundësua nga dështimi i negociatave mes Edi Palokës dhe Gazment Bardhit të reflektohet tek kandidatët që do hyjnë në primare./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!