Gjykata e Tiranës ka pushuar hetimet ndaj ish kryebashkiakut të Shkodrës Valdrin Pjetri.
Ndërkohë burime për abcnews.al bëjnë me dije se prokuroria kishte vendosur që ta dërgonte çështjen në Gjykatë, me argumentin se vendimi i Gjykatës Italiane e ndalonte Pjetrin që të deklaronte dënimin.
I zgjedhuri në krye të Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e 30 qershorit, është marrë i pandehur për falsifikim të formularëve, sipas hetimeve Pjetri nuk kishte deklaruar hetimin dhe dënimin në shtetin italian për probleme me lëndët narkotike./abcnews.al