Mbyllen hetimet për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit, SPAK komunikon zyrtarisht akuzat për Ardian e Florenc Çapjan

schedule13:22 - 15 Qershor, 2021

schedule 13:22 - 15 Qershor, 2021

SPAK ka mbyllur hetimet për rastin e Ardian dhe Florenc Çapjas. Xhaxha e nip janë të akuzuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit më 2012 në Elbasan.

Mësohet se SPAK i ka komunikuar akuzën Ardian Capjes, Ervis Bardhit, Olsi Lekut dhe Klajdi Dokollit. Pjesë e të njëjtës dosje është edhe Florenc Çapja, aktualisht i arrestuar në Dubai në zbatim të urdhër-kërkimit ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare.

Akuzat për vrasjen e babë e bir në Elbasan janë vrasje ne rrethana cilësuese”, “grup të strukturuar” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Tashmë pritet të caktohet seanca paraprake.

Ardian Çapja u arrestua më 29 mars në Elbasan, ndërsa nipi i tij, Florenc Çapja është ende në kërkim nga policia.

Në gjurmët e tyre, policia ka rënë falë dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Ervis Bardhi, i cili mes të tjerash, ka thënë se Ardian Çapja i kishte ofruar 50 mijë euro për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezirit.  s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!