Janë mbyllur gjykimet për ish-gjyqtarin Fatos Lulo dhe Bashkim Dedja.
Të dy ish-gjyqtarët ishin në hetim për akuzën e fshehjes së pasurisë dhe mosdeklarim.
Në njoftimin zyrtar të SPAK thuhet se ndaj Lulos dhe Dedjas janë ngritur akuzat për ”refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, e kryer në formën e deklarimit të rremë.
Njoftimi i plotë-
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 30.07.2021 përcolli pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr.137/1 të vitit 2020 në ngarkim të të pandehurve:
-Fatos Lulo, me detyrë ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarim i rremë i pasurive private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rremë të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.
-Bashkim Dedja, me detyrë ish-kryetar i Gjykatës Kushtetues të Republikës së Shqipërisë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive , interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikes ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rremë dhe të fshehjes, të parashikuar nga neni 257/a/2 o Kodit Penal.

/abcnews.al/

