6 mijë euro ryshfet për të ndryshuar një vendim, GJKKO dërgohet për gjykim çështjen “Margjeka”

schedule13:51 - 7 Maj, 2021

schedule 13:51 - 7 Maj, 2021

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të ish- gjyqtares së Apelit të Korçës, Mimoza Margjeka dhe katër personave të tjerë të akuzuar për korrupsion.

Përveç ish-gjyqtares që qëndron nën masën e arrestit shtëpiak, prokuroria ka marrë të pandehur edhe bashkëshortin e saj, Arben Cara, avokatin Skënder Demiraj, Klaudjo Zhillën si dhe Nejton Balin me akuzën e “korrupsionit pasiv dhe aktiv”.

Referuar dosjes hetimore personat e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shumës prej 6 mijë eurove kishin organizuar lirimin nga qelia të vëllait të Orion Balit, i cili ishte arrestuar për trafik klandestinësh. Për këtë çështje, pas hekurave qëndron vetëm Nejton Bali, ndërsa personat e tjerë me masa më të lehta sigurie. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!