Mbyllet faza e dytë për “pagën e luftës”, ja sa punonjës e biznese kanë aplikuar

schedule16:17 - 24 Prill, 2020

schedule 16:17 - 24 Prill, 2020

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar numrin e aplikimeve për fazën e dytë të pagës së luftës e cila është mbyllur ditën e sotme.

Në këtë fazë kanë aplikuar 23,679 punonjës, ndër të cilat janë miratuar 22,445 prej tyre, ndërskohë që vijon procesi i verifikimit për pjesën tjetër.

LEXO EDHE: Paga 40 mijë lekë në paketën e dytë ekonomike, miratohet për 11 990 punonjës

Ndërkohë janë 22,445 biznese që kanë aplikuar në këtë paket të ndihmës financiare mes të cilave janë aprovuar, 22,219 me një numër prej 54,243 punonjësish./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!