“Mbylle Rey Manaj”, Keidi Bare ngacmon nga Instagrami

schedule09:54 - 12 Prill, 2020

schedule 09:54 - 12 Prill, 2020

Rey Manaj dhe Keidi Bare janë miq të mirë. Të dy luajnë në Spanjë tani dhe komunikojnë shpesh me njëri-tjetrin. Mes tyre nuk mungojnë edhe lojërat e ndryshme, sikurse ajo “Ludo King”, që është mjaft e përhapur dhe luhet në masë.

Edhe futbollistët nuk i kanë shpëtuar këtij fiksimi dhe tani sfidojnë njëri-tjetrin, pasi në fushën e blertë nuk e bëjnë dot diçka të tillë në këtë momente që e gjithë bota është në kaos prej pandemisë së COVID-19.

Bare, këtë herë e ka mundur Manajn dhe ka vendosur ta ngacmojë përmes rrjeteve sociale, duke postuar një foto dhe me mesazhin e qartë drejtuar sulmuesit lushnjar të Barcelona B: “Shttt, Rey Manaj”. /abcnews.al

Postimi i Keidi Bare

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!