Mbyll punimet samiti i Berlinit

schedule21:40 - 29 Prill, 2019

schedule 21:40 - 29 Prill, 2019

Ka mbyllur punimet mbrëmjen e së hënës samiti i Berlinit, i organizuar me nismë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Makron. Në këtë samit është diskutuar perspektiva e rajonit të Ballkanit perëndimor, me theks të veçantë në zgjidhjen e problemeve ekzistuese. Në prani të liderëve të vendeve ballkanase, mes të cilëve kryeministri Edi Rama, u diskutua mes të tjerash për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Sikurse paralajmëroi më herët presidenti Makron, në sesionin përmbyllës të samitit u diskutuan të gjitha opsionet e mundshme në mënyrë që palët të rikthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli. Kancelarja Merkel dhe presidenti Makron, në prani edhe të shefes së Politikës së Jashtme të BE, Federika Mogerini morën si shembull Marrëveshjen e Prespës për tejkalimin e mosmarrëveshjeve në rajon. Sa i takon integrimit të vendeve të rajonit, në samit nuk është diskutuar për procedurat e negocimit, sepse, siç tha zonja Merkel në konferencën për shtyp, për këtë gjë kujdesen komisionet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!