Mbushet infermiera e “Demave”, Partizani humb liderin e mbrojtjes pas derbit ndaj Dinamo City

schedule11:56 - 27 Nëntor, 2023

schedule 11:56 - 27 Nëntor, 2023

“Demat e Kuq” të Partizanit janë duke kaluar një moment fantastike, në Kategorinë Superiore, teksa në 7 përballjet e fundit kanë arritur të regjistrojnë plot 6 fitore dhe 1 barazim, mirëpo duket se vazhdimësia e kësaj ecuri është në dyshim dhe shkak për këtë janë dëmtimet e shumta të skuadrës.

Pas një sërë lojtarësh të dëmtimesh të rëndësishme, si portieri Alban Hoxha, mbrojtësit David Atanaskoski e Eljon Sota, mesfushorëve, Mateo Kocijan e Victor da Silva, si dhe “fantazistit”, Eros Grezda, tashmë një tjetër “kollos” i prapavijës së “Demave” i është shtuar listës së të dëmtuarve.

Bëhet fjalë për titullarin e padiskutueshëm, Altin Bytyçi, me 22-vjeçarin nga Suhareka, i cili ka dëmtuar ligamentin e kryqëzuar, në sfidën ndaj Egnatias, dhe mund të thuhet se sezoni i tij ka marrë zyrtarisht fund, të paktën kështu thuhet nga klubi pas kryerjes së ekzaminimeve mjekësore, me “Dardanin” e mbrojtjes, i cili duhet t’i nënshtrohet fillimish një operacioni të ndërlikuar e më pas të fillojë rikuperimin e gjatë, para se të rikthehet sërish në fushën e blertë. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!