Mbushet arka e shtetit/ Ministria e Financave: Rriten me 11 përqind të ardhurat për janar-prill

schedule15:45 - 17 Maj, 2024

schedule 15:45 - 17 Maj, 2024

Buxheti  ka përmirësuar performancën e mbledhjes së të ardhurave .Sipas të dhënave fiskale rezulton se të ardhurat totale për 4-mujorin e vitit 2024 u realizuan në masën 231.64 miliardë lekë.

Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat u rritën me 24.1 miliardë lekë ose 11.6% më shumë.

Ndikim kryesor në rritjen e të ardhurave ka dhënë  tatimi mbi fitimin dhe mbi të ardhurat personale. Në prill, të ardhurat ishin gati 68 miliardë lekë, niveli më i lartë mujor i regjistruar ndonjëherë, me rritje prej 32% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë

Edhe shpenzimet për realizimin e investimeve kanë qenë më pozitive në katër muajt e parë.Sipas ministrisë së financave në prill u shpenzuan 9.3 miliardë lekë, gati dy herë më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!