3 persona janë arrestuar në Fier duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
Ata janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, duke transportuar me automjetet tip “BMW” dhe “Audi”, kundrejt fitimit, 11 emigrantë që dyshohen se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Poçemi 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve. Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Sektorin Operacional në DVP Fier, Komisariatin e Policisë Fier dhe Komisariatin e Policisë Lushnjë.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas që transportonin 11 emigrantë të paligjshëm. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Sektorin Operacional në DVP Fier, Komisariatin e Policisë Fier dhe Komisariatin e Policisë Lushnjë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Poçemi 2”.
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. D., 36 vjeç, banues në Tiranë, R. J., 33 vjeç, banues në Tiranë dhe A.B., 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim. Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, duke transportuar me automjetet tip “BMË” dhe “Audi”, kundrejt fitimit, 11 emigrantë që dyshohen se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 automjetet dhe 4 aparate celulare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/abcnews.al