Mbuluar me mister, dy vite pas vrasjes trupi i gazetarit Khashoggi ende i zhdukur

schedule15:15 - 2 Tetor, 2020

schedule 15:15 - 2 Tetor, 2020

Të premten u shënuan dy vite nga vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, brenda konsullatës saudite në Stamboll. Kolumnisti 59-vjeçar i Washington Post vdiq më 2 tetor të vitit 2018, pasi hyri në konsullatë për të marrë disa dokumente për martesën e tij.

Trupi i tij, për të cilin thonë se u copëtua nga oficerët sauditë nuk u gjet kurrë. Qeveria Saudite ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme  çdo përfshirje në atentat.

Ndërkohë, aktivistët dhe grupet e të drejtave të njeriut deklaruan se vrasja ishte e planifikuar dhe sipas tyre ajo ishte kryer me urdhrin e Princit të Kurorës Saudite, Mohammed Bin Salman, sundimtari ‘de facto’ i mbretërisë, një akuzë që Riadi e pati mohuar.

Në muajin shtator, autoritetet saudite dënuan tetë të dyshuar për vrasjen e gazetarit. Pesë nga të pandehurit u dënuan me 20 vite burg, një me 10 vite dhe dy me  shtatë vite burg.

Ata nuk i zbuluan identitetet e tyre, duke forcuar edhe më shumë  akuzat se gjyqi ishte thjesht një mbulim i procesit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!