Bima më e madhe në botë është zbuluar në brigjet e Australisë Perëndimore. Bima e njohur si Posidonia australis, shtrihet për rreth 200 kilometra katrorë në Gjirin e Shark, një zonë që njihet si një vend i Trashëgimisë Botërore, tha studiuesja Elizabeth Sinclair.
Shkencëtarët ishin në gjendje të renditnin ADN-në nga mostrat e barit të detit, gjë që zbuloi se ishte një bimë e vetme. “Mbetëm të habitur. Është vetëm një bimë që shtrihet për 180 kilometra gjatësi dhe, kështu, bëhet bima më e madhe e njohur në Tokë”, tha Sinclair.
Bima është kaq e madhe sepse klonohet, duke krijuar degë gjenetikisht identike. Ky proces është një mënyrë riprodhimi që është e rrallë edhe pse ndodh në kushte të caktuara mjedisore dhe ndodh më shpesh te disa bimë, kërpudha dhe baktere.
Studiuesit besojnë se ajo është formuar të paktën 4500 vite më parë.
/abcnews.al