Mbulohet nga bora vendi më i thatë në botë

schedule13:19 - 2 Shtator, 2021

schedule 13:19 - 2 Shtator, 2021

Disa pjesë të shkretëtirës Atacama në Kili, e cila përgjithësisht konsiderohet si vendi më i thatë në botë, u mbuluan nga dëbora. Edhe pse bie borë herë pas herë në shkretëtirë, reshjet ishin të konsiderueshme.

Njerëzit në qytetin San Pedro de Atacama u mahnitën nga spektakli. Në disa zonë, bora arrinte deri në 15 centimetra duke bllokuar dhe rrugët.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!