Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mbrojtje të hekurt” për Korenë e Veriut, Kim Jong-Un teston armët e reja

schedule10:52 - 16 Nëntor, 2018

schedule 10:52 - 16 Nëntor, 2018

Detajet janë të pakta dhe të paqarta. Agjencia e lajmeve e regjimit të Koresë së Veriut flet vetëm për një “armë të re taktike të teknologjisë së lartë që do të mbrojë territorin me pengesa të hekurta”. Dhe që është testuar në sytë e Kim Jong-un, natyrisht me sukses shumë të jashtëzakonshëm, “duke përmbushur të gjitha parashikimet e projektimit”. Ky është një lajm që përhap shqetësim në botë, edhe pse Shtetet e Bashkuara – ka theksuar Departamenti Amerikan i Shtetit – mbesin të sigurtë mbi faktin që diktatori koreanoverior Kim Jong-un do të respektojë angazhimet lidhur me çarmatimin bërthamor.

“Është bërë progres i madh, por ka ende shumë për të bërë”, thotë nënpresidenti amerikan Mike Pence që nënvizon se si një vit e gjysëm më parë ndodhnin “teste bërthamore, dhe kishim raketa që fluturonin mbi Japoninë si dhe kërcënime e propagandë kundër SHBA-ve dhe vendeve të tjera.

Ky është një lajm që duhet arkivuar në shtëpinë e folklorit koreanoverior, nëse nuk do të ishte për mesazhin, natyrisht shumë të studiuar, që i dërgon botës. Inspektimi i fundit zyrtar i diktatorit për një teknologji ushtarake, daton pikërisht një vit më parë, kur mori pjesë në lëshimin e një rakete ndërkontinentale. Që aty, vetëm fabrika dhe fusha gruri, Kim nuk është më i interesuar për luftën. Dhe në fakt, tani që mbledhjet me SHBA-të janë në ngërç, del në skenë përsëri “Njeriu Raketë” siç e ka pagëzuar presidenti amerikan Donald Trump. Njoftimi i regjimit të Penianit vjen pasi Pence konfirmoi se liderët e Koresë së Veriut dhe ai Amerikan do të zhvillojnë një tjetër takim pas vitit të ri. Nuk dihet ende nëse kjo është  një taktikë për të ushtruar presion ndaj SHBA-ve për të hequr sanksionet apo nëse regjimi i Kim Jong-un po gjen rrugë alternative për të kërcënuar përsëri botën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!