Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me lajmin për shtimin e masave të sigurisë së kreut të SPAK, Altin Dumani.
Ai ka thënë se nuk informacion për kërkesë nga kryepokurori Dumani, duke hedhur poshtë zërat e qarkulluar.
“Unë nuk dua që të hidhet diçka në media dhe pastaj kjo gjë të bëhet pjesë e lajmit të ditës, edhe pastaj duhet të vrapojmë të gjithë për të sqaruar. E vërteta është krejtësisht ndryshe dhe dua të garantojë jo vetëm prokurorët e SPAK, gjyqtarët, por çdo qytetarë të këtij vendi që Policia e Shtetit është në vend për të hetuar dhe çdo kush të jetë i sigurt. Në këtë këndvështrim kam komunikuar me drejtorin e Policisë së Shtetit, të cilit i kam kërkuar që të marri kontakt me Zotin Dumani dhe Policia e Shtetit të vazhdojë të bëjë detyrën për çdo zyrtar të këtij shteti, i cili me punën e vetë i shërben këtij shteti. Unë nuk jam informuar që të ketë ndonjë problem lidhur me atë që po thoni. Pra, nuk kam informacion që të ketë një kërkesë për të”, u shpreh Balla./abcnews.al