Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Mbrojtja nga Covid, biznesmeni porosit maskën prej ari me vlerë 5000 Dollarë

schedule08:43 - 7 Korrik, 2020

schedule 08:43 - 7 Korrik, 2020

Një biznesmen indian ka porositur një maskë të bërë prej ari të pastër për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Shankar Kurade ka paguar 5000 Dollarë tek artizanët, të cilëve i janë dashur afërsisht 60 gram arë dhe tetë ditë kohë  për ta krijuar.

“Unë e dua arin dhe jam shumë i lumtur me bërjen e kësaj maske. Është një maskë e hollë dhe ka vrima të vogla, kështu që nuk po ndeshem me ndonjë problem me frymëmarrjen”, u shpreh Kurhade.



Biznesmeni 49-vjeçar nga qyteti perëndimor Pune është i njohur për fiksimin e tij për arin dhe asnjëherë nuk del nga shtëpia pa copat e tij të ndezura të argjendarisë që përfshin një byzylyk shumë të madh, një zinxhir të trashë rreth qafës dhe unazat në të gjithë gishtat e dorës së djathtë që peshojnë më shumë se një kilogram.

Sipas faqjes ‘Lad Bible’, Kurade e ka marrë këtë  pasi ka parë në edicionin e lajme një burrë të veshur me një maskë argjendi.

Ndërkohë vetë ai është shprehur: “Kudo ku të shkoj, njerëzit më ndalojnë për selfie. Ata janë të befasuar të më shohin duke u zgjuar me një maskë ari. Janë kureshtarë të dinë nëse është ari i vërtetë”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!