VIDEO/ Mbrojtja “fut ujë”, turqit ndëshkojnë sërish “bardheblutë”

schedule20:44 - 27 Korrik, 2023

schedule 20:44 - 27 Korrik, 2023

Sapo “bardheblutë” filluan të kenë reagimet e para me anë të disa kundërsulmeve të rrufshme, turqit e Besiktas kanë arritur të “çajnë” sërish mbrojtjen e Tiranës dhe në minutën e 42′-të kanë gjetur dyfishuar shifrat me anë të Muleka.

Gjithçka nisi nga një vertikalizim i shpejtë në krahun e majtë të fushës, aty ku topi mbërrin në këmbët e “bomberit” kamerunas, Vincent Aboubakar, me këtë të fundit, që pason bukur një top te anësori i sulmit Jackson Muleka, me kongolezin që arrin të mposhtë portierin Selmani, me një goditje të bukur diagonale brenda zonës. Rezultati shkon në 2 me 0. /i.m /abcnews. 

SHIKONI GOLIN: