Rivaliteti në Premier League është shumë i madh, por diçka e tillë nuk e justifikon aspak sezonin zhgënjyes që po luan Arsenal. “Topçinjtë” renditen në vend të dhjetë pas 17-të javëve kampionat dhe numërojnë vetëm 22 pikë. Një ecuri e dobët, teksa vendi i katërt që të kualifikon në Champions League është 7 pikë larg.
Reparti më i dobët i ekipit londinez është mbrojtja. 27 golat e pësuar e rendisin Arsenalin si ekipin me mbrojtjen e tetë më të dobët në kampionatin anglez. Drejtuesit e klubit po mendojnë të përforcojnë repartin delikat në janar dhe kanë hedhur sytë nga Serie A. Mediat angleze raportojnë për një interesim për Daniele Ruganin.
25-vjeçari është prej vitesh një rezervë e Juventusit dhe ka ardhur momenti të nisë një aventurë të re, teksa opsioni Arsenal është perfekt për të. Anglezët pritet të nisin negociatat me homologët italianë dhe shpresojnë në arritjen e një akordi për seksionin e merkatos së dimrit. /abcnews.al