Mbrojtja e Tottenham “fut ujë”, Postecoglu me një tjetër mungesë në prapavijë

schedule10:56 - 29 Dhjetor, 2023

schedule 10:56 - 29 Dhjetor, 2023

E nisën sezonin në mënyrë fantastike, mirëpo dëmtimet e shumta ndryshuan shumë lojën e “Londinezëve” të Tottenham, sidomos në sulm, ku prej kohësh mungojnë James Maddison, Manor Solomon, Ivan Perisic e Rodrigo Bentancur, mirëpo ky reparti nuk është i vetmi i “plagosur” te skuadra e Ange Postecoglou.

Prapavija është gjithashtu me probleme, teksa pas dëmtimit të holandezi, Micky van de Ven, tashmë tekniku australian duhet të vuajë, në përballjen e kësaj të enjteje, ndaj “Pulëbardhave” të Brighton, edhe mungesën e “kollosit” argjentinas, Christian Romero, me këtë të fundit që ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë dhe do të mungojë për 4-5 javë, me njoftimin që erdhi nga vetë tekniku i Tottenham.

“Romero nuk është mirë. Kreu ekzaminimet mjekësore dhe do të jetë jashtë për katër deri në pesë javë. Ka disa futbollistë me dhimbje, por ditët e fundit kemi pasur një javë më të lehtë stërvitjeje, të gjithë janë mirë tani”,- u shpreh Postecoglou, në konferencën për shtyp, para sfidës ndaj skuadrës së De Zerbi-t. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!