Për Elvis Shkambin, autorin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe xhaxhanë e tij, Gjon Shkambin, është hapur një llogari “GoFund” për të paguar avokatët për mbrojtjen e tyre.
Llogaria është hapur nga një familjar i tyre, Françesk Shkambi.
Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi.
Vendimi për një çështje pronash i kushtoi jetën gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja.
Në krye të detyrës, gjyqtari u ekzekutua me armë zjarri pasditen e 6 tetorit. Ai u qëllua me 3 plumba nga Elvis Shkambi, pasi dha vendimin lidhur me një çështje prone në Shkodër./abcnews.al

