Mbrojtja e Shalës vazhdojnë pyetjet për dëshmitarin e shtatë

schedule11:28 - 6 Qershor, 2023

schedule 11:28 - 6 Qershor, 2023

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon gjykimi kundër Pjetër Shalës, me intervistimin e dëshmitarit të shtatë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Gjatë kësaj seance, mbrojtja e të akuzuarit po vazhdon parashtrimin e kundra-pyetjeve të saj,  e cila me kërkesë po të saj ka vijuar të jetë e mbyllur për publikun.

Sipas avokatit Mohamed Hedi Aouini, iu nevojiten 15 minuta kohë për t’i parashtruar pyetjet e tyre.

Pjetër Shala i cili po qëndron në paraburgim prej marsit të vitit 2021, po merr pjesë në seancë përmes video-lidhjes.

Sipas Speciales, “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës./KosovaPress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!