Seanca e sotme e gjyqit të madh në Hagë kundër katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ndodhet në fazën e fjalëve përfundimtare ka nisur me 40 minuta vonesë. Kjo ditë pritet të jetë mjaft e ngjeshur, pasi fillimisht do të vazhdojë mbrojtja e Jakup Krasniqit, për pjesën tjetër të kundërshtimeve ndaj pretendimeve të ZPS-së. Ndërsa pjesa e pasdites do të jetë e dedikuar për kundërpërgjigjet e Prokurorisë së Specializuar ndaj mbrojtjes dhe pyetjeve e trupit gjykues.
Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm. Avokati Aidan Ellis, tha se Prokuroria e Specializuar nuk ka dhënë asnjë provë apo dëshmi që Jakup Krasniqi ka qenë në 50 vendet e ndalimit, ashtu siç pretendon ZPS.
“Të hënën dëgjuam Prokurorinë kur tha se ka pasur më shumë se 50 vende ndalimi për të cilat janë ngritur akuza në aktakuzë. Për shumicën e këtyre vendeve nuk ka asnjë provë që Jakup Krasniqi t’i ketë vizituar këto vende në kohën konkrete apo të ketë pasur dijeni për ndonjë krim që mund të jetë kryer atje. Nuk është dhënë asnjë dëshmi, asnjë provë që zotëri Krasniqi të ketë qenë në këto vende, përfhsirë Drenocin, Budakovën, Jeshkovëm,. Dobratin, Qirezin, Bubël, Zllashë, Verbanin edhe disa vende në Prizren, Gllanasellën, Novosellë e Ulët, Gjilanin, Suharekën, Novobërdën dhe të tjera”, tha ai.
Po ashtu, Ellis shtoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk e ka shpjeguar sesi mund të vërtetojë lidhjen e Krasniqit me këto vende ndalimi.
“As nuk e ka shpjeguar Prokuroria se si mund ta vërtetojë lidhjen mes personit në fjalë dhe vizitave në vendin e ndalimit. Edhe të hënën kur Prokuroria theksoi disa vende të tjera, kjo nuk do të thotë se aty ka qenë zotëri Krasniqi”, u shpreh avokati.
Seanca e sotme e gjyqit të madh në Hagë kundër katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ndodhet në fazën e fjalëve përfundimtare ka nisur me 40 minuta vonesë. Kjo ditë pritet të jetë mjaft e ngjeshur, pasi fillimisht do të vazhdojë mbrojtja e Jakup Krasniqit, për pjesën tjetër të kundërshtimeve ndaj pretendimeve të ZPS-së.
Ndërsa pjesa e pasdites do të jetë e dedikuar për kundërpërgjigjet e Prokurorisë së Specializuar ndaj mbrojtjes dhe pyetjeve e trupit gjykues. Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm. Mbrojtja e Jakup Krasniqit po vazhdon me paraqitjen deklaratave përmbyllëse në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Avokati Aidan Ellis, tha se Prokuroria e Specializuar nuk ka dhënë asnjë provë apo dëshmi që Jakup Krasniqi ka qenë në 50 vendet e ndalimit, ashtu siç pretendon ZPS.
“Të hënën dëgjuam Prokurorinë kur tha se ka pasur më shumë se 50 vende ndalimi për të cilat janë ngritur akuza në aktakuzë. Për shumicën e këtyre vendeve nuk ka asnjë provë që Jakup Krasniqi t’i ketë vizituar këto vende në kohën konkrete apo të ketë pasur dijeni për ndonjë krim që mund të jetë kryer atje. Nuk është dhënë asnjë dëshmi, asnjë provë që zotëri Krasniqi të ketë qenë në këto vende, përfhsirë Drenocin, Budakovën, Jeshkovëm,. Dobratin, Qirezin, Bubël, Zllashë, Verbanin edhe disa vende në Prizren, Gllanasellën, Novosellë e Ulët, Gjilanin, Suharekën, Novobërdën dhe të tjera”, tha ai.
Po ashtu, Ellis shtoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk e ka shpjeguar sesi mund të vërtetojë lidhjen e Krasniqit me këto vende ndalimi.
“As nuk e ka shpjeguar Prokuroria se si mund ta vërtetojë lidhjen mes personit në fjalë dhe vizitave në vendin e ndalimit. Edhe të hënën kur Prokuroria theksoi disa vende të tjera, kjo nuk do të thotë se aty ka qenë zotëri Krasniqi”, u shpreh avokati.
Avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis po paraqet fjalët përmbyllëse në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
“Kryerja e krimeve nga anëtarë të policisë ushtarake, nuk është provë sipas nesh, që zotëri Krasniqi të ketë luajtur rol në këtë rregullore, dhe që ky rol të ketë pasur kontribut të konsiderueshëm në kryerjen e krimeve”, tha Ellis.
Nga ana tjetër, avokati tha se Prokuroria e Specializuar, në dosjen përfundimtare, sipas tij, në mënyrë të gabuar përpiqet të lidh praninë e Krasniqit në disa vende krimesh të pretenduara, me krimet e kryera. “Pa dhënë një dëshmi të vetme, apo provë të vetme nëse prania e tij ka kontribuar në ndonjë mënyrë në kryerjen e krimeve”, shtoi ai.


