Mbrojtja e lëkurës, ekspertja: Kremrat që duhen përdorur dhe kurat natyrale që bëjnë “mrekulli”

schedule10:44 - 14 Maj, 2021

schedule 10:44 - 14 Maj, 2021

Anxhela Panxhi eksperte e Biokomzmetikës ka treguar në një intervistë me moderatorin Alban Musa disa rregulla të mbrojtjes së lëkurës nga dielli, rreziqet e lëkurë dhe kurat që duhen përdorur në kushte shtëpie.

E ftuar në emisionin “Abc-ja e Mëngjesit”, Panxhi deklaroi se në stinën e verës duhet përdorur krem dielli +50 SPF ndërsa në stinët e tjera rekomandohet ai nga 15 deri në 30 SPF. Ajo tha se kremrat nuk përmbajnë substance që mund të shkaktojnë ndotje në ujë, ndaj edhe në rast se fëmijët fusin duart në gojë nuk ka rrezik për shëndetin e tyre për nga përbërja substanciale.

“Për mbrojtjen kryesor është kremi me 15 deri në 30 SPF në stinët e tjera. Ndërsa në verë rekomandohet mbi 50 SPF. Ndryshimi nuk është shumë i madh por përqindja e rrezeve të diellit në orët e drekës në verë është shumë e madhe. Kremi mbrojtës duhet aplikuar 10 minuta para ekspozimit në diell. Që të ketë filtrin mbrojtës. Një krem duhet të jetë me spektër të plotë. Një krem me SPF 50+. Kemi dy kategori kremrash mbrojtës, fizik që janë si mburojë. Dhe kremra me element kimikë. I pari është i rekomandueshëm për fëmijët dhe lëkurat e ndjeshme. Edhe fëmijët nëse fusin duart në dorë pasi janë lyer me krem nuk ka rrezik”, deklaroi ajo.

Ndalur tek kurat natyrore ose mbrojtësit me SPF natyrale, Panxhi përmendi gjethet e mentes, kosi, kastravecët, salcën e domates apo edhe birra me sa më pak alkool. Efekt në mbrojtjen e lëkurës kanë edhe vajrat e ndryshëm duke nisur nga ai i arrës, karotës apo mjedrës. Ky i fundit theksoi Panxhi, ka efekte mjaft të mira në mbrojtjen e lëkurës pasi ka një SPF natyrale mes 15 deri në 30.

“Gjethet e mentes mund t’i përdorim për pjesën post-plazhit. Shërben për të freskuar pak dhe në rast djegie minimale. Na bën të mos ndjejmë shumë inflamacionin për shkak të ekspozimit në diell. Kosi dhe kastraveci përdoren gjerësisht në shumë vende të botës për shkak të uljes së inflamacionit. Salca e domates ndihmon. Edhe birra kur ka sa më pak alkool. Ka persona që janë ultra në mënyrën natyrale të mbrojtjes së lëkurës. Vaji i arrës, vaji i karotës dhe vaji i mjedrës.

Vaji i mjedrës është shumë më i mirë për mbrojtjen e lëkurës në rast të ekspozimit të diellit ka një SPF natyrale më të lartë se Aloe Vera. Vaji i mjedrës ka një SPF natyrale mes 15 dhe 20. Ka të rritur që duhet të përdorin produkte fëmijësh se kanë lëkurë të ndjeshme. Produktet për fëmijët kanë të përjashtuar elementët kimikë që nuk duhen përdorur te fëmijët. Në ditët e para rekomandohet veshja me ngjyrë të bardhë te fëmijët, mundësisht edhe me mëngë të gjata”, u shpreh ajo./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!