Mbrojtja civile/ Vengu në Gjirokastër: Qeveria ka vendosur në dispozicion të njësive bashkiake një fond të konsiderueshëm

schedule17:26 - 1 Nëntor, 2024

schedule 17:26 - 1 Nëntor, 2024

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu thotë se menaxhimi i situatave të emergjencave civile ka një kosto disa herë më të lartë sesa investimi paraprak.

Vengu ishte në Gjirokastër, ku prezantoi thirrjen e qeverisë për Mbrojtjen Civile.

Këtë vit, për mbrojtjen civile, qeveria ka vendosur në dispozicion të njësive bashkiake një fond të konsiderueshëm.

“Menaxhimi i situatave të emergjencave civile ka një kosto disa herë më të lartë sesa investimi paraprak. Për ta ritheksuar këtë, isha sot i pranishëm në Qarkun e Gjirokastrës, ku prezantova thirrjen e Qeverisë për Mbrojtjen Civile, e cila këtë vit ka vendosur në dispozicion të njësive bashkiake një fond të konsiderueshëm.

Së bashku me prefektin Odise Kote, Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe kryebashkiakët e këtij qarku, qartësuam situatën. Gjirokastra, Këlcyra, Përmeti, Tepelena, Memaliaj, Dropulli dhe Libohova nënvizuan problemet dhe nevojat e tyre, duke prezantuar idetë për projektet që duhet t’i dorëzojnë deri më 25 nëntor.

Aplikimi i njësive vendore për fondin e Mbrojtjes Civile mund të kryhet nëpërmjet faqes zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes:

https://www.mod.gov.al/…/6795-mbrojtja-civile-akmc…”, shkruan Vengu në Facebook./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!