Ushtria e Ukrainës rrëzoi tetë nga nëntë dronët e nisur nga Rusia në zonat e Ukrainës jugore gjatë natës.
Shtabi i Përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës tha se dronët “Shahed” fillimisht u nisën nga Krimea dhe u rrëzuan mbi rajonet e Mykolaiv dhe Odesa, shkruan Sky News.
Mbeturinat e rrëzuara të dronit plagosën 11 persona në Mykolaiv gjatë natës. Në Odesa pati edhe ndërprerje emergjente të energjisë elektrike pasi një nga objektet e tensionit të lartë aty u dëmtua.
Është e paqartë se çfarë ndodhi me dronin që nuk u shkatërrua ose nëse goditi territorin ukrainas.
Сьогодні вночі захисники неба збили 8 із 9 ударних БпЛА типу «Shahed», якими противник атакував із мису Чауда (ТОТ Криму).
До відбиття повітряного нападу залучалися мобільні вогневі групи Сил оборони України.
“Шахеди” знищено у межах Миколаївської та Одеської областей. pic.twitter.com/Sofg1WSnNh— Генеральний штаб ЗСУ (@GeneralStaffUA) March 25, 2024