Reperi i njohur, Stresi është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku komenton herë pas here lidhur me ngjarje të ndryshme të aktualitetit dhe politikës.
Së fundmi, ai ka reaguar ndaj qendrimeve të kryesueses së listës së PS, Luljeta Bozo sipas të cilës regjimi i Enver Hoxhës “ka më shumë anë pozitive sesa negative”.
Stresi ka postuar në Instagram një pjesë nga deklarata e saj dhe shprehet se ajo duhet dërguar në azil.
Sipas reperit, Bozo duhet hedhur në gjyq urgjent, pasi shumë familje janë pushkatuar.
“Kjo do derguar ne azil votoni PS o popull se njejtin fat do keni si ne fillim te 1944 zot na fal ca o tu ndodh. Kjo zonja do mendoje per popullin eshte kanditate ne Tirane. Kjo duhet hedhur ne gjyq urgjent!!! Sa familje janë pushkatuar sa meshkuj jan torturuar sa njerez sa???? Ti je nene por jo si te gjithe nenat kush eshte ajo nene qe vret kush eshte ajo nene qe ka firmosur dhe njerez jane zhdukur ja pra qe ashtu nenash ne nuk i duam”, shkruan ai. l.k/abcnews.al
View this post on Instagram