Mbrojti Gotovinën në 2007, Gregory Kehoe zyrtarisht avokat i Hashim Thaçit në Hagë

schedule17:45 - 22 Maj, 2021

schedule 17:45 - 22 Maj, 2021

Gregory W. Kehoe do të jetë avokati i ri i ish-presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale.  Kehoe është avokat me mbi 30 vjet përvojë dhe ka mbrojtur individë, korporata dhe institucione financiare në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Avokati do të zëvendësojë avokatin, David Hooper i cili ishte mbrojtës i Thaçit në procedurën e deritanishme paragjyqësore.

Gregory Kehoe ka qenë avokat edhe i gjeneralit kroat Ante Gotovina në vitin 2007 në Tribunalin Special për Ish-Jugosllavinë ku ai u shpall i pafajshëm. Dhomat e Specializuara të Gjykatës tashme e kanë vendosur emrin e Keohe në listën e avokatëve të akredituar të këtij institucioni.

Emri i tij, tanimë figuron në listën e 206 avokatëve që kanë të drejtë të përfaqësojnë palët në DSK. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!