Mbrojtësi serb i Fiorentinës: Lautaro është sulmuesi më i vështirë që jam përballur

schedule16:18 - 15 Nëntor, 2023

schedule 16:18 - 15 Nëntor, 2023

Nikola Milenkovic, mbrojtësi serb i Fiorentina, ka cilësuar Lautaro Martinez si sulmuesin më të vështirë me të cilin është përballur ndonjëherë në karrierën e tij.

“Më i vështiri? Lautaro, sepse ai mund të shënojë nga çdo pozicion. I ka këmbët shpërthyese sikur të kishte dinamit nën to. Lautaro është i fortë, i shkathët, sheh golin dhe mund të shënojë në çdo gjuajtje.

Ka lojtarë që i di lëvizjet se çfarë do të bëjë në momente të caktuara, por ai nuk është i tillë dhe kjo është ajo që e bën atë një lojtar të nivelit më të lartë”, tha mbrojtësi serbi Fiorentinës./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!