Futbollistët, shpeshherë kritikohen për jetesën e tyre të shtrenjtë, pagat e larta duke i shqelmuar topit, dhe për luksin e tyre. Por, bamirësitë dhe gjestet më të mëdha humane, kanë ardhur pikërisht nga futbollistë.
Rasti më i fundit, është ai i mbrojtësit të Manchester United, Victor Lindelof. Suedezi ka zgjedhur t’i kalojë ditët e tij të pushimet në vendlindje, aty ku ka bërë dhe një akt heroik.
Lindelof ka ndaluar një grabitës që po tentonte t’i merrte çantën një gruaje të moshuar dhe ka arritur ta neutralizojë autorin. Madje, Lindelof e ka mbajtur me forcë personin, deri sa ka mbërritur policia dhe e ka arrestuar. Një gjest fantastik./abcnews.al
Victor Lindelof stopped a thief from stealing an elderly woman's bag in Sweden today and held him until police arrived, reports @Aftonbladet pic.twitter.com/YwGPrESp9T
— B/R Football (@brfootball) August 24, 2020