Mbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk, shënoi dy gola në takimin e sotëm përballë Brighton, duke i dhënë fitoren 2-1 skuadrës së tij. Gjatë festimit të golit të dytë, Van Dijk bëri një gjest të shëmtuar, duke u tallur me trajnerin rival, Pep Guardiola.
Ky i fundit kishte bërë një veprim me duar kundër arbitrave në takimin ndaj Liverpool, duke i treguar dy gishtat, si pasojë se strategu spanjoll mendonte se ekipit të tij, i ishin anuluar dy penallti të pastra.
Van Dijk, me dy gishta lart dhe me gjuhën jashtë, ka imituar veprimin e trajnerit spanjoll dhe fotoja më poshtë, po bën xhiron e internetit, sidomos në platformën Twitter, aty ku dhe po debatojnë tifozët e Liverpool me ato të Manchester City./abcnews.al