Një situatë absurde ka ndodhur në elitën e futbollit bolivian. Luhej ndeshja midis Oriente Petrolero dhe Guabira dhe në një moment të lojës Mario Cuellar pëson një dëmtim të frikshëm.
Mbrojtësi vendas, i cili është pjesë e kombëtares boliviane, thyen këmbën e majtë dhe nisja për në stil duhet kryer menjëherë. Për fat të keq rreth e rrotull nuk ka asnjë ambulancë!
Zgjidhja? Lojtari duhet të durojë një tjetër dhimbje. Cuellar sistemohet në bagazhin e një taksie dhe niset drejt spitalit më të afërt. Një ngjarje pothuajse e pabesueshme për lojtarin e pafat që do t’i mungojë gjatë fushave të blerta. /abcnews.al