Nga presidentë dhe kryebashkiakë, kush është avokati i Berishës në çështjen kundër Blinken

schedule19:51 - 20 Maj, 2021

schedule 19:51 - 20 Maj, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha do të padisë sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken në Gjykatën Korreksionale të Parisit. Përfaqësuesi ligjor që do të paraqesë provat në favor të Berishës për të provuar akuzat e tij për shpifje ndaj Blinken, është Jean-Yves Le Borgne.

Berisha deklaroi se ka zgjedhur një gjykatë neutrale për procesin e hapur ndaj Blinkenit nisur edhe nga fakti se nuk udhëton dot drejt SHBA-ve, vend i cili e ka shpallur non-grata duke e akuzuar për korrupsion.

Ai hodhi dyshime mbi vërtetësinë e këtij vendimi, duke ngritur pyetjen se pse erdhi pikërisht 8 vite pas largimit të tij në çdo post drejtues.

Kush është Jean-Yves Le Borgne?

Ai është aktualisht avokati i Carlos Ghosn ish-CEO i Renault dhe i Nissan-Mitsubish-i, arratisur dhe i kërkuar ndërkombëtarisht! Le Borgne njihet si një nga penalistët më të mirë në Paris i renditur mes “yjeve” në fushën e mbrojtjes në Francë. Ai ka përfaqësuar në gjykatë njerëz me profil të lartë mes tyre ish-presidentin Jacques Chirac si dhe ish-kryebashkiakun e Parisit Jean Tiberi. Le Borgne  ka qenë gjithashtu anëtar i këshillit të Shoqatës së Avokatëve të Parisit nga 1992 në 1994./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!