Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka nënshkruar një marrëveshje me Matchroom Boxing. Ky është një super lajm për 28-vjeçarin, i cili ka vite që jeton në Londër. Marku është shprehur shumë i lumtur për këtë mundësi që po i jepet si dhe të njëjtën mendim ka menaxheri i klubit, i cili e pret krahë hapur bishën tonë.
“Unë jam shumë i ngazëllyer për t’u bashkuar me Eddie Hearn dhe Matchroom Boxing. Këtu luajnë më të mirët dhe unë do të tregoj se jam pesha më e rrezikshme në vend. Mbreti shqiptar po vjen”, janë fjalët e para të Markut pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Ndërkohë pati një reagim dhe nga menaxheri i Matchroom Sport, Eddie Hearn, i cili mezi po e pret shqiptarin në ekip. “Jam i kënaqur dhe e mirëpres Florianin në ekip.
Ai ka një tifozeri besnike, madje mund të them nga më fanatikët që unë kam parë në boks. Gjithashti ka një stil miqësor ndaj tifozëve. Pres shumë nga ai dhe ju duhet të qëndroni në pritje për disa lajme emocionuese”, deklaron Hearn. /abcnews.al