Mbreti Karli III nderon të birin, Princin William me titullin e nderit

schedule18:59 - 13 Maj, 2024

schedule 18:59 - 13 Maj, 2024

Mbreti Karli III zyrtarisht i dha djalit të tij William titullin e kapitenit të nderi të Korpusit Ajror të Ushtrisë.

Monarku britanik, i cili u diagnostikua me kancer në shkurt dhe po kurohet, takoi me këtë rast personelin ushtarak dhe familjet e tyre së bashku me princin e kurorës në aeroportin Middle Wallop, në Hampshire (Anglia jugore).

Dëshiroj të ndaj me ju gëzimin tim të madh që jam me ju, edhe pse për një kohë të shkurtër, një gëzim i përzier me trishtim të madh pas 32 vitesh të kaluar me ju dhe duke admiruar sukseset tuaja të shumta,” tha mbreti.

Ai u bë shefi i parë nderi i Forcave Ajrore Mbretërore 32 vjet më parë dhe njoftoi vitin e kaluar se donte t’ia kalonte atë titull pasuesit të tij.

“Ai është një pilot vërtet i mirë,” tha mbreti për djalin e tij, një ish-pilot helikopteri kërkimi dhe shpëtimi për Forcën Ajrore Mbretërore të Britanisë.

Djali i tij më i vogël , Harry, marrëdhënia e të cilit me familjen mbretërore është ftohur dhe tani banon në SHBA, shërbeu në këtë njësi të Ushtrisë Britanike gjatë një misioni të vitit 2012 në Afganistan, ku ai ishte një pilot helikopteri Apache.

Ai ishte menduar prej kohësh për të pasuar të atin në titull, por Duka i Sussex-it u tërhoq nga detyrat e tij mbretërore në vitin 2020 kur u largua nga Mbretëria e Bashkuar me gruan e tij Meghan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!