Mbreti Karli III flet për luftën me kancerin: Kam humbur shijen gjatë trajtimit

schedule15:35 - 13 Maj, 2024

schedule 15:35 - 13 Maj, 2024

Në zbulimet personale, që konsiderohen të pazakonta për familjen mbretërore britanike, Mbreti Karli III, i cili muajt e fundit po lufton me kancerin dhe iu nënshtrua një trajtimi, tregoi se ka humbur shijen.

Mbreti Karli III vizitoi Muzeun Ajror të Ushtrisë në Hampshire. Atje ai pati një bisedë me veteranin e Ushtrisë Britanike Aaron Mapplebeck, për të cilin tha se i ishte nënshtruar kimioterapisë për kancerin e testisit vitin e kaluar.

Biseda e tyre ishte emocionale dhe njerëzore. Veterani i tha monarkut britanik se gjatë kimioterapisë, ai humbi shijen. Më pas, Mbreti Karli III zbuloi se e njëjta gjë i ndodhi atij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!