Zlatan Ibrahimovic është zbavitur duke parë The Last Dance, një seri dokumetarësh që i dedikohet Michael Jordan, mbretit të basketbollit. Dy seritë e para kanë dalë në 19 prill të këtij viti.
Kampionët dhe fituesit ngjajnë shumë me njëri-tjetrin dhe bomberi i Milanit e vlerëson legjendën amerikane. Jordan e ka frymëzuar dhe Ibra lëshon batutën e tij të radhës në postimin e bërë në “Instagram”.
“E këndshme të shihje The Last Dance. Tani dallohet sesi është të luash me një Fitues, pavarësisht nëse të pëlqen ose jo. Nëse jo, atëherë mos zbrit në fushë”, deklaron Zlatan Ibrahimovic. /abcnews.al