“Mbreti” i tryezës së festës/ Gjelat e Baldushkut, cikli i mbarështrimit nga lindja te shitja

schedule15:47 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 15:47 - 6 Dhjetor, 2023

Gjelat e kesaj tufe jane ne ditet e fundit te jetes. Dhjetori eshte muaji qe vendos gjelin e detit ne qender te tryezave shqiptare te festes.

Jemi ne baldushk, prane Tiiranes. 10 muaj me pare fitnetja, nje banore e ketij fshati nisi mbareshtimin e tufes se gjelave te detit

“Në prill, maj i celim, i rrisim vetë, por e ndonjë fitim të madh nuk kemi.  I celim që që tek veza. Mbajmë 10 pula, dy gjela dhe ato bëjnë vezën, pastaj në prill, maj çelin zogj.”

Rutina për të është cdo ditë e njëjtë per 30 vite, ndersa rritjen e gjelit te detit e ka biznes familjar.

“Në mëngjes, i japim të hanë, pastaj i nxjerrim të kullosin, i sjellim prapë. Këtë punë kemi nga mëngjesi deri në darkë. i ushqejmë.”

60-vjecarja thotë se rritja e gjelave te detit eshte e kushtueshme pas ata kerkojne ushqim bio.

“Është e kushtueshme. Ka shumë shpenzime. Këto duan ushqim shumë. Çfarë ushqimi u jepni? Misër, tani që janë të mëdhenj, se kur janë të vegjël kanë angari më shumë. Kur janë të vegjël duhet ti kosh, u zie vezë, oriz, pastaj iu bluajmë misrin.”

Të ardhurat për familjen Allmuça vijnë vetëm nga mbarështrimi i pulave dhe gjelave të detit. Megjithate kete vit e kane ulur cmimin e shitjes se tyre.

“Pulat i kemi me 13 gjelat me 12 mijë? Kanë ndryshuar çmimi nga vjet. Vjet ishte më shtrejtë, ishin 15.”

Angazhimin më të madh e ka Mireli, djali 25 vjecar I familjes Allmuça. Ndryshe  nga bashkëmoshatarët, ai ka zgjedhur të punojë pranë familjes së tij.

“Më mirë këtu, punoj këtu.  Nuk e ke menduar ndonjëherë të largohesh? Jam larguar, por kam ardhur prap këtu. Sjell të ardhura, sa të punosh te një tjetër, më mirë i xjerr vetë. Mirë është nuk është keq. Sa angazhim kërkon? Do merresh disa muaj me to, tani edhe ky muaj dhe s’ka më. Ti besoj je marrë që i vogël me këtë punë? Po që në klaë të tretë. Fitim e ke këtu, se i shesim te shpia.”

Dita e tij nis herët në mëngjes dhe mbyllet në mbrëmje vonë.

“Unë i kullos në fushë. Nga mëngjesi deri në darkë.”

Ne dhjetor dite pas dite familjet e Baldushkut qe rrisin gjela e pula deti presin porosi per to.  Cdo dite tufa pakesohet, shitje pas shitjeje, deri sa festa I shuan te gjithe, per ti lene vendin nje tufe te re pranveren e ardhshme./abcnews.al