Mbreti i Spanjës i ngarkon Sanchez detyrën për të krijuar qeverinë e re të vendit

18:00 | 07/06/201918:000

Pas fitores në zgjedhjet e 28 Prillit, do të jetë kryetari Partisë Socialiste Pedro Sanchez, i cili do të krijojë qeverinë e re në Spanjë. Kjo detyrë iu ngarkua nga Mbreti i Spanjës, Felipe VI.

Mbreti Felipe në Spanjë i ka ngarkuar Pedro Sanchez detyrën për krijimin e qeverisë së re të vendit. Pas takimeve me liderët e pothuajse të gjitha partive, Bildu e ERC, refuzuan ftesën, Mbreti Felipe i VI është takuar më pas me kryetarin e parlamentit të vendit për t’i komunikuar vendimin.

Sanchez është kandidati për kryeministër pas fitores së partisë socialiste në zgjedhjet e 28 Prillit. Këto rezultate i kanë dhënë kryetarit të partisë Sanchez mazhorancën me 123 deputetë, por atij i mungojnë dhe 53 vende në parlament për të pasur mazhorancën absolute.

Ai ka gjithsesi nevojë për të krijuar një koalicion qeverisës për të drejtuar vendin. Në zgjedhjet e 28 Prillit popullorët morën 66 vende, liberalët 57, e majta radikale Podemos dhe aleatët rajonalë 42, e djathta radikale Vox 24, ndërsa partitë katalanase së bashku 32 vende.

Mbreti i Spanjës kishte nisur në 5 Qershor konsultimet për krijimin e qeverisë së te. Pa vendet e duhura në parlament për të krijuar një mazhorancë, konservatorët e partisë popullore, liberalët dhe ekstremi i djathtë kanë premtuar përplasje të shumta me qeverinë e re duke qëndruar në opozitë. Kjo gjithnjë nëse Sanchez gjen deputetët e duhur për mandatin e tij të dytë si kryeministër./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono