Në këtë sezon të NBA vetëm pak lojtarë janë të aftë të vendosin të vetëm fatin e një ndeshje. Një prej tyre është pa asnjë diskutim Luka Donçiç. Një konfirmim për këtë, basketbollisti slloven e dha në fitoren e fundit të Los Angeles Lakers kundër Neë Orleans Pelicans me rezultatin 133-121.
Ai bëri një tjetër paraqitje mbreslënëse, duke iu afruar tre shifrave dopjo me 34 pikë, 12 topa të kapur në tabelë dhe 7 asist për shokët e skuadrës. Donçiç vijoi gjithashtu sezonin e rekordeve personalë, ndërsa hyri në “klubin e legjendave” të Lakers me gjashtë ndeshje radhazi me më shumë se 30 pikë. Këtë e kishin arritur më parë në historinë e skuadrës kaliforniane vetëm Koby Bryant, Shaquille O’Neal, LeBron James, Jerry Ëest dhe Elgin Baylor.
Po ashtu, në këtë sezon të rregullt të basketbollit amerikan, slloveni është realizuesi më i mirë, duke lënë pas yjet e tjerë të NBA. Në fitoren e fundit, përveç Donç Donçiç, Los Angeles Lakers kishin edhe ndihmën e Austin Reaves.
Për të 33 pikë, ndërsa LeBron James humbi një tjetër ndeshje në këtë sezon për shkak të shqetësimeve fizike. Pavarësisht se “Mbreti” ka luajtur vetëm tre sfida, Lakers nuk e kanë ndjerë mungesën e tij, ndërsa falë Luka Donçiç renditen në vendin e dytë të Konferencës së Perëndimit me 15 fitore dhe 4 humbje. Vetëm kampionët në fuqi të Oklahoma City kanë bërë më mirë se kaq, duke kryesuar me meritë./abcnews.al

