“Mbreti i kënetës”, zbulohet krokodili gjigant parahistorik

schedule22:18 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 22:18 - 22 Dhjetor, 2020

Shkencëtarët në Australi kanë zbuluar një specie të re të krokodilit parahistorik që ata e kanë pagëzuar me emrin “mbreti i kënetës”.

Krijesa, Paludirex vincenti, ka qenë më e gjatë se pesë metra dhe mbizotëronte rrugët ujore në Queenslandin juglindor.

Sipas një njoftimi për shtyp nga Universiteti i Queensland, ai ka jetuar midis 5.33 dhe 2.58 milion vjet më parë dhe ende nuk dihet se cila është arsyeja e zhdukjes së tij.

 

Studiuesit e identikuan krokodilin gjigant nga fosilet e gërmuara në vitet 1980 pranë një qyteti të quajtur Chinchilla dhe është cilësuar si një nga grabitqarët kryesorë në Australi në kohën kur jetoi. l.k/abcnews.al