Mbreti Charles “i hap zemrën” kryeminstres së re: Momenti që kisha më shumë frikë ndodhi

schedule22:41 - 9 Shtator, 2022

schedule 22:41 - 9 Shtator, 2022

Mbreti Charles III i Britanisë e përshkroi vdekjen e nënës së tij, Elizabeth II, si momentin që i frikësohej në një shkëmbim të shkurtër me kryeministren Liz Truss më herët sot, i cili u kap në televizion.

Takimi i parë i kryeministres me monarkun e ri të Britanisë u zhvillua menjëherë pasi mbreti Charles u kthye në Londër – nga Skocia – me turma njerëzish që e mirëpritën atë jashtë Pallatit Buckingham.

“Momenti që kisha frikë, siç e është edhe për shumë njerëz të tjerë” u dëgjua të thoshte Charles III teksa mirëpriti kryeministren Truss në Pallatin Buckingham, duke iu referuar vdekjes së Mbretëreshës.

Më herët, me bashkëshorten Camila në krah, ai ka pranuar ngushëllimet e qytetarëve për rreth 10 minuta duke shtrënguar duart. Madje, ai u ndal për pak për të parë buqetat e panumërta që kanë mbetur nga vizitorët në hyrje të pallatit.

“Ne nuk duhet t’ju shqetësojmë shumë”, i tha mbreti Charles gjithashtu Liz Truss, e cila mori postin e kryeministres të martën e kaluar.

“Ishte shumë emocionuese pasdite kur mbërritëm. Kaq shumë njerëz kishin ardhur për të shprehur ngushëllimet e tyre dhe për të lënë disa lule”, vazhdoi ajo.

Takimi i kryeministres me mbretin e Britanisë u zhvillua pak para regjistrimit me video të fjalimit të parë të monarkut të ri drejtuar kombit, në të cilin Charles III u zotua të ndiqte shembullin e nënës së tij dhe t’i përkushtohej detyrave të tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!