“Mbretërit” e asisteve/ Askush si De Bruyne, belgu lë pas Messin dhe Ozil

schedule21:17 - 26 Mars, 2021

schedule 21:17 - 26 Mars, 2021

Kevin De Bruyne është një nga lojtarët më të mirë të Manchester City. Belgu është truri i lojës së skuadrës angleze dhe Pep Guardiola është me fat që e ka në skuadër.

Le Soir ka bërë një studim sa i përket lojtarëve me mesatarën më të lartë të asisteve të dhuruara. Në krye qëndron 29-vjeçari i skuadrës që kryeson Premier League.

Plot 226 janë pasimet vendimtare të De Bruyne gjatë 561 ndeshjeve që ka zhvilluar në karrierë, me një mesatare prej 0.402 asiste për ndeshje.

Pas tij vjen Leo Messi. Ylli i Barcelonës numëron 342 asiste në 910 ndeshje, me një mesatare prej 0.37 asistesh për ndeshje. Podi kompletohet nga Mesut Ozil (0.36 asiste për ndeshje).

Më pas renditen emra si Luis Suarez (0.355), Angel Di Maria (0.34), Cesc Fabregas (0.29), Cristiano Ronaldo (0.25), Xavi (0.23) dhe Andres Iniesta (0.21). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!