“Mbretërimi” prej dy dekadash i Vladimir Putinit si president ose kryeministër i Rusisë ka bërë që të ketë pasur shtrëngim duarsh me disa presidentë të SHBA.
Ndërkohë, që këta të fundit janë ndryshuar, Putin ka qëndruar aty, në krye të shtetit rus.
Mediat e huaja, kanë sjellë në vëmendjen përmes fotove takimet e Putin me shefat e Shtëpisë së Bardhë ndër vite. Fillimisht ai është takuar në vitin 2000 me Bill Clinton, në 2008 me George W Bush, më pas me Barack Obama dhe në 2019 me Donald Trump.
Takimi i fundit ishte sot në samitin e Gjenevës me Joe Biden, presidentin e zgjedhur pak muaj më parë të SHBA-ve. g.v/abcnews.al