Mbretëria e Bashkuar sanksionon zyrtarët e përfshirë në mobilizimin ushtarak

schedule15:47 - 30 Nëntor, 2022

schedule 15:47 - 30 Nëntor, 2022

Britania e Madhe ka miratuar paketën e radhës të sanksioneve kundër Rusisë. Sanksionet synojnë zyrtarët rusë që kanë promovuar ose zbatuar mobilizimin, duke çuar numrin e të sanksionuarve në 1200, sipas Reuters.

Personat e sanksionuar përfshijnë:

Arkady Gostev, drejtor i Shërbimit Federal të Federatës Ruse, i cili gjithashtu është sanksionuar pasi ka mbështetur rekrutimin e të burgosurve në Grupin Wagner;

-Zëvendëskryeministri Denis Valentinovich, i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen e industrisë ruse të armëve dhe përgjegjës për armatimin e trupave të mobilizuar;

-Krerët rajonalë të Dagestanit, Ingushetisë dhe Kalmikisë, disa nga republikat etnike më të varfra të Rusisë.

-Dmitry Bezrukikh, kreu i Shërbimit Federal të rajonit të Rostov.

Vendimi i regjimit rus për të mobilizuar pjesërisht qytetarët rusë ishte një përpjekje e dëshpëruar për të mposhtur ukrainasit trima që po mbronin territorin e tyre.

Ka dështuar,” tha në një deklaratë sekretari i jashtëm britanik James Cleverly.

“Sot ne kemi sanksionuar individë që kanë zbatuar këtë rekrutim, duke dërguar mijëra qytetarë rusë për të luftuar në luftën e paligjshme dhe të neveritshme të Putinit,” theksoi ai.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!