Mbretëria e Bashkuar regjistron numrin më të lartë të rasteve me Covid që nga 1 prilli

schedule19:31 - 12 Prill, 2021

schedule 19:31 - 12 Prill, 2021

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve ditore me Covid-19 që nga 1 prilli.

Në 24 orët e fundit autoritetet bëjnë me dije se janë shënuar 3,568 raste të reja.

Ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 127,100 humbje jete.

 

Sakaq në Mbretërinë e Bashkuar 69,223 persona , këtë të hënë kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid.

/abcnews.al/