Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 28, 438 raste të reja me koronavirus.
Autoritetet raportojnë se është shënuar një rritje e infektimeve në krahasim me një ditë më parë ku u regjistruan 26, 750 raste.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orë kanë humbur jetën 26 pacientë.
Autoritetet gjithashtu bëjnë apel që qytetarët të tregohet të kujdesshëm dhe të respektojnë masat kundër Covid-19, duke shtuar se transmetueshmëria e mutacionit Delta të koronavirusit ka rritur ndjeshëm infektimet në vend.
/abcnews.al/