Votuesit moldavë mbështetën muajin e kaluar, me një diferencë të vogël, një referendum për të ndryshuar kushtetutën për të përfshirë dispozitat mbi integrimin me BE.
Tashmë, Britania e Madhe ka nënshkruar një marrëveshje të re të partneritetit të sigurisë dhe mbrojtjes me ish-shtetin sovjetik.
“Me Ukrainën fqinje, moldavëve u kujtohet vazhdimisht
shtypja, imperializmi dhe agresioni i Rusisë”, tha Sekretari i Jashtëm David Lammy.
“Pavarësisht ndërhyrjes së paprecedentë të Kremlinit, populli i Moldavisë ka zgjedhur lirinë, demokracinë dhe pavarësinë. Një vendim që ne duhet t’i ndihmojmë ta mbrojnë.”