Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%

schedule22:37 - 23 Tetor, 2024

schedule 22:37 - 23 Tetor, 2024

Vdekjet nga përdorimi i kokainës të regjistruara në Angli dhe Uells janë rritur me 30% në një vit, sipas shifrave të fundit zyrtare.

“Numri i përgjithshëm i vdekjeve të regjistruara nga droga arriti një rekord të ri vitin e kaluar”, sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS).

Në vitin 2023, u regjistruan 1 118 vdekje të lidhura me kokainën, që përbën një të pestën e të gjitha vdekjeve nga helmimi nga droga. Kjo ishte 30,5% më shumë se një vit më parë, kur kishin ndodhur 857 vdekje dhe gati 10 herë më shumë se në vitin 2011, kur u regjistruan 112 vdekje.

Rritja u përshkrua nga një organizatë bamirëse si “alarmante” dhe tha se ishte “jetike që shërbimet të ofrojnë këshilla dhe mbështetje” për njerëzit.

”Gjatë dekadës së fundit, kokaina ka qenë vazhdimisht droga e dytë më e përdorur, pas kanabisit, në Angli dhe Uells”, theksoi ONS.

Burrat përbënin gati tetë në 10 (79.2%) të vdekjeve të lidhura me kokainën të regjistruara vitin e kaluar, ose 886 burra krahasuar me 232 gra.

Në të dy vendet, 5 448 vdekje të lidhura me helmimin nga droga u regjistruan në vitin 2023, për të cilat ONS tha se barazohej me 93 vdekje për një milion njerëz dhe është numri më i lartë që nga fillimi i regjistrimeve në 1993.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!